Cila është strategjia e Rusisë në Ukrainën lindore?

Evropë

Cila është strategjia e Rusisë në Ukrainën lindore?

Nga: A.SH Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:08
Michael Clarke

Njohësi i sigurisë dhe i mbrojtjes, Michael Clarke, ka folur për zhvillimet e fundit në Ukrainë, ndërsa trupat ruse vazhdojnë në ofensivën e tyre lindore, raporton Sky News përcjell Bota sot.

Ai tha se forcat ruse po përpiqeshin të krijonin një vijë të drejtë nga Kharkiv, në verilindje, në Mariupol në jug, në mënyrë që të izolonin rajonet në lindje të linjës.

Megjithatë, forcat ukrainase po kundërsulmojnë linjat ruse të komunikimit rreth Kharkiv, gjë që nga ana tjetër po pengon kalimin e materialit në trupat e Kremlinit.

Duke parë situatën në Mariupol, Clarke tha "në të vërtetë" rusët kishin tashmë qytetin e rrethuar, por në fabrikën e çelikut Azovstal dukej se kishte mijëra forca të armatosura ukrainase që nuk do të dorëzoheshin.

"Për sa kohë që ata refuzojnë të dorëzohen, ata po lidhin trupat ruse të cilat përndryshe do të shkonin në veri për të provuar të ndërtonin këtë linjë midis Mariupolit dhe Kharkiv," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat