Senatorja amerikane dëshpërohet dhe nuk pajtohet me Dodikun

Evropë

Senatorja amerikane dëshpërohet dhe nuk pajtohet me Dodikun

Më: 20 prill 2022 Në ora: 17:48
Senatorja, Jeanne Shaheen, është shprehur e dëshpëruar me qëndrimin e Milorad Dodikut

Tre senatorët amerikanë të cilët kanë nisur turin ballkanik në Serbi, Bosnje e më pas edhe në Kosovë kanë qëndruar sot në Sarajevë ku janë takuar me treshen presidenciale atje.

Në një konferencë për media, senatorja, Jeanne Shaheen, është shprehur e dëshpëruar me qëndrimin e Milorad Dodikut sa i përket agresionit rus në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që të gjithë të shikojmë se çfarë po ndodhë në Ukrainë dhe luftën e paprovokuar që ka nisur e që po shkakton tragjedi dhe vdekje të civilëve. Unë personalisht mendoj se është e rëndësishme që të gjithë ne ta dënojmë atë që po ndodhë atje.

E vlerësoj që Bosnja është shtet i pavarur dhe ju duhet të vendosni vetë jam e dëshpëruar dhe nuk pajtohem me Milorad Dodikun në këtë çështje, por si njëri nga tre presidentët e shtetit tuaj, ne u takuam dhe ai ishte aty”, tha ajo.

Tre senatorët amerikanë, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, rikonfirmuar qëndrimin amerikan në përkrahje të sovranitetit territorial të Bosnje e Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat