A do të ketë vizitë nga Uashingtoni në Kiev?

Evropë

A do të ketë vizitë nga Uashingtoni në Kiev?

Nga: M.H. Më: 24 prill 2022 Në ora: 00:34
Ukrainë

Siç kemi raportuar, presidenti Volodymyr Zelensky tha në konferencën e tij për shtyp më herët se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtonte për në Kiev të dielën.

Udhëtimi do të përfshijë Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, tha Zelensky, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ata do të jenë zyrtarët më të lartë amerikanë që vizitojnë Ukrainën që nga fillimi i konfliktit.

Por deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim apo koment të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit për vizitën në kryeqytetin ukrainas.

Megjithatë, sekretari Lloyd Austin po udhëton në Evropë këtë javë.

Pentagoni tha më parë se sekretari i mbrojtjes do të udhëtonte në Gjermani të martën për t'u takuar me homologët e vendeve aleate për të diskutuar nevojat e sigurisë të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat