Gjermania përgatitet për stuhi të forta dhe tornado

Evropë

Gjermania përgatitet për stuhi të forta dhe tornado

Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë ka paralajmëruar se në pjesët perëndimore të vendit mund të ketë stuhi të forta para të premtes, si dhe tornado të mundshëm.

Shërbimi i motit “DWD” parashikoi reshje të forta shiu dhe breshër në Gjermaninë perëndimore dhe veriperëndimore të enjten, me disa zona që do të ketë rrebeshe deri në 100 kilometra në orë, shkruan Euronews.

Autoritetet në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën pjesë të Gjermanisë dhe Belgjikës korrikun e kaluar.

Gjermania, si shumë nga fqinjët e saj evropianë, ka përjetuar një pranverë më të ngrohtë dhe më të thatë se zakonisht këtë vit, me pak reshje shiu dhe shumë diell.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat