​Raportime të reja për bomba në Beograd

Evropë

​Raportime të reja për bomba në Beograd

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 17:36
Ilustrim

Raportime të reja anonime për bombat janë dërguar sot në disa lokacione në Beograd, duke përfshirë shtëpitë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiq dhe ministrit të brendshëm Aleksandar Vulin, si dhe ambasadat e Rusisë, Bjellorusisë, Kinës, Kubës dhe Sudanit.

Po ashtu edhe në ndërtesën e Rektoratit dhe Kopshtin Zoologjik, ku po kontrollojnë ekipet e kundër-diversionit nga Ministria e Brendshme, raportojnë mediat e Beogradit.

Punonjësit u evakuuan nga ndërtesa e Rektoratit në rrugën Studentski dhe vizitorët u evakuuan nga kopshti zoologjik Kalemegdan.

Raportet për bombën e vendosur mbërritën në disa lokacione të tjera në Beograd.

Portali “Telegraf” ka bërë të ditur se redaksia e tyre ka marrë një e-mail kërcënues me lokacionet ku dyshohet se janë vendosur mjete shpërthyese “të cilat do të shpërthejnë mes orës 16 dhe 18”.

Ndër vendndodhjet e listuara në email janë shtëpia e Vuçiq, Brnabiq, Vulin, si dhe ambasadat e Rusisë, Bjellorusisë, Kinës, Kubës dhe Sudanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat