​Raportime të rreme për bomba në Zagreb

Evropë

​Raportime të rreme për bomba në Zagreb

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 20:19
Ilustrim

Policia e Zagrebit ka pranuar sot 11 denoncime për mjete shpërthyese të vendosura në disa qendra tregtare dhe objekte të tjera publike në Zagreb dhe të gjitha ishin false, njoftoi policia.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, por të mos bëjnë panik.

Policia e Zagrebit, në bashkëpunim me Drejtorinë Policore, është duke kryer hetim penal, njoftoi Drejtoria e Policisë së Zagrebit.

“Vërtetësia e raporteve të marra nuk është konfirmuar dhe hetimet penale janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

Policia saktëson se ka marrë njoftime për bomba në rrugën Preradoviceva, rrugën Shkorpikova, avenyja Lublanska, Jankomir, Vice Vukova, Rudeshka, Rudolf Kolak, Avenyja Slavonska, sheshi Cvetni, si dhe në zonën Zapreshiq në rrugën Zapreshicka dhe zona e Dugo Selo në rrugën Alfred Nobel.

Sot në mëngjes, policia e Zagrebit mori njoftime për bomba të vendosura në disa qendra tregtare. Policia ka ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme për të konstatuar vërtetësinë e kallëzimit, duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat