Zelensky viziton Odesën

Evropë

Zelensky viziton Odesën

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 21:09
Pamje nga vizita

Siç u raportua më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin e Mykolaiv pranë vijës së parë të luftimeve me forcat ruse.

Nga atje, raportohet se kreu i shtetit vazhdoi në rajonin e Odesa-s, njoftoi zyra e tij.

Ata publikuan foto të Zelensky-t duke vizituar departamentin e traumës dhe duke folur me ushtarët e plagosur që po trajtoheshin në një institucion mjekësor.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, Zelensky nuk është larguar nga Ukraina, por ka sfiduar rusët me vizita në zona afër luftimeve intensive.

Ai gjithashtu ka pritur vazhdimisht liderët perëndimorë në Kiev – i fundit ishte kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat