Gruaja e re plagos bashkëshortin

Evropë

Gruaja e re plagos bashkëshortin

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një grua 31-vjeçare raportohet se ka goditur me thikë bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kjaluar në një familje në Volos.

Sipas ERT, 31-vjeçarja pas një sherri të rëndë që pati me bashkëshortin e saj 33-vjeçar në banesën e tyre, ka kapur një thikë dhe i ka qëlluar në gjoks.

Pas kësaj ngjarje është njoftuar ambulanca dhe policia. I plagosuri është dërguar në spitalin Papanikolaou ku i është nënshtruar një operacioni të rëndë dhe tashmë po trajtohet jashtë rrezikut.

Ndërkohë 31-vjeçarja është arrestuar dhe do të dërgohet sot në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat