​Bie qeveria e Bullgarisë

Evropë

​Bie qeveria e Bullgarisë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 18:47
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë e kryeministrit Kiril Petkon, duke penguar në këtë mënyrë dhe vendimmarrjen për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.

Qeveria e Petkov nuk arriti t’i mbijetonte mocionit të mosbesimit të dorëzuar në Kuvend nga GERB për shkak të dështimeve ekonomike të qeverisë.

Qeveria e 99-të e Bullgarisë me kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tre here, një rekord në historinë e Bullgarisë dhe vetëm parlamenti i zgjedhur më 15 nëntor arriti të emërojë një kabinet.

Pengesë e madhe ishte dhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton për mospërputhjen e saj me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017, gjuhën e urrejtjes, shkatërrimin e monumenteve kulturore bullgare dhe falsifikimin e historisë bullgare.

Që në ditët e para të qeverisjes së tij, Petkov dhe këshilltari i tij për politikë të jashtme ndoqën një politikë të njëanshme ndaj Shkupit, duke anashkaluar Ministrinë e Jashtme dhe vendimet e marra unanimisht në vitin 2019.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat