​PE miraton rezolutë për Ukrainën e Moldavinë për statusin e vendit kandidat për BE

Evropë

​PE miraton rezolutë për Ukrainën e Moldavinë për statusin e vendit kandidat për BE

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 17:29
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e një kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa vonesë.

“Me 529 vota kundër 45 dhe 14 abstenime, Parlamenti miratoi sot një rezolutë që u bën thirrje krerëve të shteteve apo qeverive t’i japin statusin e kandidatit në BE Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë pa vonesë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Parlamentit Evropian.

Eurodeputetët gjithashtu u bëjnë thirrje liderëve të BE-së që t’i japin Gjeorgjisë të njëjtin status “pasi qeveria e saj të ketë përmbushur prioritetet e treguara nga Komisioni Evropian”.

Parlamenti Evropian fton autoritetet e Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë që “të demonstrojnë pa mëdyshje vendosmërinë e tyre politike për të zbatuar ambiciet evropiane të popullit të tyre duke përshpejtuar reformat në mënyrë që të përmbushin në mënyrë efektive kriteret për anëtarësim në BE sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat