Përmbytje në Çeki pas shirave të dendur

Evropë

Përmbytje në Çeki pas shirave të dendur

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shirat e dendur dhe stuhitë kanë shkaktuar përmbytje dhe një sërë aksidentesh sot në Republikën Çeke, duke përfshirë një aksident treni.

Një tren me shpejtësi të lartë me rreth 150 pasagjerë është përplasur me një shkëmb, i cili rrëshqiti në shina pranë Kalasë Karlstein pranë Pragës. Lokomotiva dhe vagoni i parë dolën nga binarët dhe pesë persona u plagosën lehtë, njoftuan shërbimet e shpëtimit, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Duke qenë se në zonë ekzistonte rreziku për rrëshqitje të mëtejshme dheu, rruga për momentin mbeti e mbyllur. Në disa vende, përrenj shpërthyen dhe dolën nga shtretërit e tyre. Në Český Krumlov në Boheminë jugore, përroi Polecnice përmbyti shtëpitë përgjatë një rruge.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për stuhi të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat