Vjedhje spektakolare në qytetin italian

Evropë

Vjedhje spektakolare në qytetin italian

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 08:37
Milano

Dy ora të çmuara, njëra me vlerë të deklaruar 700 mijë euro, janë vjedhur dje në Milano, njëra në Corso Venezia, tjetra në cep të via Marina dhe via Palestro, në zemër të qytetit.

Vjedhja e parë ka ndodhur në Corso Venezia, ku një 58-vjeçar ka parë një hajdut duke rrëmbyer një orë Richard Mille, për të cilën agjentët e Volante thanë se kapte vlerën e 700 mijë eurove.

Ora që i është grabitur një 62-vjeçari, banues në Florida, nga ana tjetërev arrinte 40 mijë euro.

Aksioni është ndërmarrë nga një person, i cili pasi rrëmbeu Rolex-in u zhduke me një skuter të drejtuar nga një bashkëpunëtor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat