Johnson dëshiron të vazhdojë si deputet

Evropë

Johnson dëshiron të vazhdojë si deputet

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 22:54
Boris Johnson

Boris Johnson ka dhënë dorëheqje prej postit të kryetarit të partisë Konservatore ndërsa do të udhëheq me qeverinë derisa të zgjidhet një kryeministër i ri.

Johnson, kryeministri në dorëheqje, ka deklaruar se do të vazhdojë të punojë derisa partia të udhëheq një lider të ri.

Ndërkohë, raportohet se 58-vjeçari do të vazhdojë të mbetet akoma deputet në parlamentin britanik.

Sipas gazetarit Jon Craig të Skynews, “PPS i Boris Johnson, James Duddridge më ka konfirmuar se Johnson synon të vazhdojë si deputet pas largimit nga Downing St”.

Theksojmë se deputeti Duddridge ishte emëruar të martën Sekretar Privat Parlamentar (PPS) i kryeministrit pas riorganizimit të kabinetit qeveritar.

Kujtojmë se Johsnon para se të vinte në detyrë, ai vlerësohet të ketë fituar rreth 981 mijë euro duke shkruar për gazetat, libra ndërsa ka mbajtur fjalime dhe paraqitje televizive,

Ndryshe, Johnson ka dhënë dorëheqje pas disa skandaleve brenda stafit të qeverisë së udhëhequr prej tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat