Rritet ankthi për fermerët ukrainas, fati i të korrave në dyshim

Evropë

Rritet ankthi për fermerët ukrainas, fati i të korrave në dyshim

Nga: A.ZH Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:20
Pamje nga Ukraina

Me bllokimin nga Rusia të porteve të Detit të Zi të Ukrainës, fati i të korrave të ardhshme në vend është në dyshim.

Lufta ka bllokuar rreth 22 milionë tonë drithë brenda Ukrainës, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Vendi njihet si "shporta e bukës së Evropës" për eksportet e grurit, misrit dhe vajit të lulediellit dhe para luftës mund të eksportonte 6-7 milionë tonë drithë në muaj.

Megjithatë, sipas Shoqatës së Grurit të Ukrainës, në qershor ajo dërgoi vetëm 2.2 milionë tonë.

Organizata e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi, thotë se lufta po rrezikon furnizimet ushqimore për shumë vende në zhvillim dhe mund të përkeqësojë urinë për deri në 181 milionë njerëz.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se fermerët ukrainas mund të falimentojnë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se vendi i tij po punon me OKB-në, Ukrainën dhe Rusinë për të gjetur një zgjidhje, duke ofruar korridore të sigurta në Detin e Zi për dërgesat e grurit.

Aktualisht, 30% e eksporteve shkojnë nëpërmjet tre porteve të lumit Danub në Ukrainën jugperëndimore.

Por tani për tani, Ukraina po provon alternativa më pak efektive për të eksportuar grurin e saj, të paktën në Evropë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat