Christopher Street Day: Berlini është shumëngjyrësh

Evropë

Christopher Street Day: Berlini është shumëngjyrësh

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:21
Berlini shumëngjyrësh

"United in Love - kundër urrejtjes, luftës dhe diskriminimit" – është sivjet motoja e Christopher Street Day (CSD) në Berlin. Priten të vijnë gjysmë milioni njerëz. Të gjithë mbrojnë diversitetin dhe tolerancën.    

Shumëllojshmëri me maskë në CSD 

CSD është një paradë e madhe e të gjithë skenës queer dhe e "queer allies", mbështetësve të tyre, që përpiqen për një trajtim më të barabartë. Për shkak të koronës dy vitet e fundit CSD e Berlinit ka mundur të zhvillohet e limituar dhe nën masa të rrepta kufizuese. Sivjet festohet si gjithmonë.

Image
Berlini shumëngjyrësh

Kryengritja Stonewall

CSD përkujton kryengritjen legjendare të Stonewall në Christopher Street në Nju Jork më 28 qershor 1969. Njerëz të guximshëm nga komuniteti LGBTIQ dolën në rrugë për të kundërshtuar forcën arbitrare të policisë në lokalin "Stonewall Inn". Njerëzit me ngjyrë u goditën veçanërisht rëndë gjatë bastisjeve të dhunshme të policisë në lokale dhe bare queer.

CSD në Këln

Në kujtim të protestave të Stonewall njerëz queer në mbarë botën festojnë çdo vit Christopher Street Day, e cila në vendet anglishtfolëse quhet zakonisht "Gay Pride". Paradat më të mëdha në Gjermani zhvillohen në Berlin dhe Këln .

1979: CSD e parë në Berlin

Image
Berlini shumëngjyrësh

Dhjetë vjet pas kryengritjes së Stonewall-it homoseksualët dhe lezbiket marshuan për herë të parë nëpër Berlinin Perëndimor në 1979. "Bëje publik homoseksualitetin tënd!" dhe "Lesbike ngrihuni dhe lëreni botën t'ju shohë!" ishin sloganet e rreth 400 personave që morën pjesë. 40 vjet më vonë nëpër Berlin marshuan njëqind herë më shumë njerëz.

Gjithmonë aty: kolona e fitores

Edhe këtë vit CSD kalon nëpër disa lagje të Berlinit, duke filluar nga Leipziger Strasse, përmes Potsdamer Platz dhe nëpër lagjen tradicionale të ylberit në Schöneberg. Nga atje vazhdon në Großer Stern, pranë Kolonës së Fitores deri në Portën e Brandenburgut.

Rekorde të reja

Image
Berlini shumëngjyrësh

Sipas organizatorëve, në CSD janë regjistruar 96 kamionë dhe 80 grupe këmbësorësh, një numër rekord. Në fillim parakalojnë pesë kamionë të shoqatës CSD, të cilët synojnë të tërheqin vëmendjen tek temat kryesore.

Zëdhënës të çështjeve politike

Tema të tilla si krimi për shkak të urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes, edukimi dhe sqarimi, puna dhe shumëllojshmëria, familjet e ylberit, trans, inter dhe flinta, solidariteti ndërkombëtar dhe Kupa e Botës në Katar janë në agjendën politike në Berlin këtë vit.

Shqetësim për linë e majmunit

Këtë vit nuk ka më kufizime kundër koronës. Megjithatë tema e shëndetit mbetet e pranishme. Organizatorët e CSD janë të alarmuar nga rritja e infeksioneve me linë e majmunit dhe theksojnë rrezikun e infektimit, për shembull përmes kontaktit të ngushtë fizik me njerëz, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk mund të dihet. Prezervativët nuk përbëjnë mbrojtje të mjaftueshme./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat