​Bullgaria mbështet përfundimin e interkonektorit të gazit me Greqinë

Evropë

​Bullgaria mbështet përfundimin e interkonektorit të gazit me Greqinë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:00
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ministri i përkohshëm bullgar i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike, Ivan Shishkov deklaroi se vendi i tij mbështet kontraktuesin për interkonektorin e gazit me Greqinë për të siguruar përfundimin e projektit.

Ai këto komente i bëri sot në hapje të takimit me kompanitë e përfshira në ndërtimin e interkonektorit, i cili kishte për qëllim shtimin e procedurave të përfundimit.

Shishkov tha se projekti duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi është me rëndësi jetike.

Ai ka përmendur se institucione të ndryshme kanë kundërshtime: shërbimi zjarrfikës, organi i sistemit të ujitjes, Ministria e Mjedisit dhe të gjithë ministrat kompetentë janë informuar dhe po punojnë për zgjidhjen e problemeve.

Ministri tha se disa gjëra mbeten për t'u përfunduar në projekt dhe çdo vonesë do të jetë e parëndësishme.

Interkonektori Greqi-Bullgari lidh rrjetet e transmetimit të gazit natyror të dy vendeve fqinje, duke siguruar qasje në Korridorin Jugor të Gazit dhe një sërë burimesh të reja gazi.

Ai do të transportojë gaz nga Azerbajxhani nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik dhe nga burime të tjera nëpërmjet një terminali të planifikuar të gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropolis, Greqia Veriore.

Tubacioni i gazit është 182 km i gjatë, nga të cilët 151 km në Bullgari dhe 31 km në Greqi, me një kapacitet projektues deri në 3 miliardë metër kubik në vit, i cili mund të rritet në 5 miliardë nëse ka kërkesë tregu.

Interkonektori i gazit kalon nga Komotini (Greqia Verilindore) nëpërmjet Kurdjali, Haskovo dhe Dimitrovgrad në Stara Zagora - Bullgaria Juglindore.

Një memorandum mirëkuptimi për projektin u nënshkrua në vitin 2009 dhe një kompani e përbashkët e projektit, ICGB, u regjistrua në vitin 2011. Plani fillestar ishte të vinte në punë tubacionin në dhjetor 2014.

Sipas Teodora Georgieva, drejtoreshë bullgare e kompanisë së projektit ICGB, interkonektori do të vihet në funksion në shtator-tetor 2022. Puna e ndërtimit ende nuk është certifikuar si e përfunduar dhe e autorizuar nga autoriteti kombëtar i mbikëqyrjes së ndërtimit.

Pas takimit, Shishkov u tha gazetarëve se do të ketë më shumë qartësi se kur interkonektori do të merr certifikatën e komisionimit të martën, kur investitorët pritet të paraqesin një plan ditor të përparimit me një datë përfundimtare të përfundimit.

Është arritur marrëveshja që projekti të ndahet në dy faza dhe fokusimi në fazën e parë është thelbësor për vënien në funksion të interkonektorit, tha ministri. Ai beson se kjo do të kompensojë një pjesë të vonesës dhe do të shkurtojë periudhën me dy ose tre muaj.

I pyetur se pse nuk është përfunduar ende, Shishkov tha se arsyeja ishin "afatet e humbura nga kontraktuesi".

"Unë nuk mund të them nëse dhe në çfarë mase shteti është fajtor dhe nëse kontrolli ka qenë adekuat," shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat