I dërguari i Ukrainës paralajmëron Ligën Arabe kundër ndërhyrjes ruse

Evropë

I dërguari i Ukrainës paralajmëron Ligën Arabe kundër ndërhyrjes ruse

Nga: A.SH Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

I dërguari i posaçëm i Ukrainës për Lindjen e Mesme ka paralajmëruar vendet arabe kundër "ndërhyrjes ruse në çështjet rajonale", duke akuzuar Moskën për dërgimin e mercenarëve në rajon për të planifikuar "grusht shteti" dhe "plaçkitur pasurinë e këtyre vendeve".

Duke iu drejtuar Ligës Arabe me video-konferencë vetëm disa javë pasi grupi priti ministrin e jashtëm të Rusisë, Maksym Subkh fajësoi gjithashtu Moskën për parandalimin e dërgesave të grurit ukrainas në rajon, përcjell Bota sot.

"Ukraina ka sot 20 milionë tonë drithë gati për t'u eksportuar, kryesisht në shtetet arabe dhe afrikane," tha Subkh, duke shtuar se "rrethimi i porteve tona nga pushtuesit rusë" kishte bllokuar dërgesat.

Disa anije kanë mundur të largohen nga portet e Ukrainës ditët e fundit pas një marrëveshjeje me Rusinë e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat