Kremlini e vendos Ukrainën edhe nën pushtimin digjital!

Evropë

Kremlini e vendos Ukrainën edhe nën pushtimin digjital!

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Pjesë të mëdha të Ukrainës lindore dhe jugore janë nën kontrollin rus. Banorët përdorin rubla dhe të sapolindurit marrin automatikisht një pasaportë ruse. Por kjo nuk mjaftoi për Moskën, e cila për të forcuar kontrollin e saj kapi edhe internetin ukrainas.

 

 

Të gjitha të dhënat telefonike dhe të internetit u ridrejtuan përmes rrjeteve ruse duke përdorur kabllo nëndetëse dhe infrastrukturë tjetër të ndërtuar nga Rusia pas aneksimit të Krimesë në 2014. Moska bllokoi hyrjen e banorëve të saj në mediat sociale (Facebook, Twitter, Instagram), në faqet e lajmeve ukrainase dhe të tjera burime të informacionit të pavarur, shkruan The New York Times.

Ajo gjithashtu mbylli ofruesit e telefonisë celulare ukrainase, duke i detyruar ukrainasit të përdorin rrjetet telefonike ruse. Siç thekson Stas Pribidko, kreu i departamentit të brezit të gjerë celular të Ministrisë së Transformimit Dixhital të Ukrainës, “gjëja e parë që bën pushtuesi kur hyn në territorin ukrainas është ndërprerja e funksionimit të rrjeteve digjitale”.

Pikërisht këto metoda shkëputën Kherson, Mariupol dhe Melitopol nga pjesa tjetër e Ukrainës, duke kufizuar informacionin e banorëve dhe duke përjashtuar komunikimin me të afërmit dhe të dashurit.

Bllokada digjitale, për më tepër, i ka privuar banorët nga një nga armët më të fuqishme të rezistencës ukrainase: përdorimin e mediave sociale për të informuar dhe rritur ndërgjegjësimin e komunitetit global, veçanërisht në lidhje me mizoritë ruse kundër civilëve.

Kufizimi i aksesit në internet i ka lejuar Moskës të monitorojë vizitat në uebsajt dhe komunikimet digjitale, duke e bërë më të lehtë përhapjen e propagandës dhe kontrollin e lajmeve që arrijnë tek banorët.

Ndërsa ka mënyra për këdo që dëshiron të kapërcejë pengesat duke përdorur rrjete private digjitale, masat e vendosura nga Moska kanë krijuar një sistem të ri censurimi dhe survejimi në pjesë të mëdha të Ukrainës së pushtuar nga Rusia, madje edhe më i rreptë se ai brenda Rusisë. Në Kherson, për shembull, çdo qytetar që dëshiron të blejë një kartë SIM për një numër celular rus duhet të tregojë pasaportën e tij, duke e bërë të lehtë për ushtrinë ruse të dijë se kush janë dhe saktësisht se çfarë do të bëjnë me mjetin dixhital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat