Ngjarje e rëndë/ E kap ‘plumbi qorr’, plagoset vogëlushi 3-vjeçar

Evropë

Ngjarje e rëndë/ E kap ‘plumbi qorr’, plagoset vogëlushi 3-vjeçar

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një djalë 3-vjeçar ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë nga një roje sigurie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Cortefranca në provincën e Brescias në Itali.

Fëmija ishte në dritaren e shtëpisë kur e goditi plumbi. Ende nuk dihet se pse ka qëlluar roja i sigurisë, i cili është fqinj i viktimës.

Aktualisht autori ndodhet në kazermë në dispozicion të karabinierëve që po hetojnë.

Fëmija u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat