Greqia rrit për të tretën herë pagën minimale

Evropë

Greqia rrit për të tretën herë pagën minimale

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 11:42
Greqia rrit për të tretën herë pagën minimale

Greqia rrit pagën minimale 751 euro dhe miraton heqjen ose të paktën përgjysmimin e tarifës së shërbimit që rëndon profesionistët.

Synimi është, nga njëra anë, që paga e re minimale të hyjë në fuqi ndoshta nga fillimi i vitit 2023 dhe nga ana tjetër, tarifa të bëhet më e lehtë, nëse jo zero, edhe nga viti pasardhës, shkruajnë mediat greke.

Rritja e pagës minimale do të ndikojë në pagat e 600 mijë punonjësve të sektorit privat. Vihet re se 56% e punonjësve të sektorit privat në vitin 2021 paguhen me pagë bruto nën 900 euro, ndërsa afërsisht 18% merrnin pagë që nuk i kalonte 500 euro.

Në vendimet e qeverisë parashikohet edhe heqja ose përgjysmimi i taksave që rëndon profesionistët biznesmenë në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat