Pas shpërthimit në Krime, ndërpritet trafiku hekurudhor

Evropë

Pas shpërthimit në Krime, ndërpritet trafiku hekurudhor

Nga: A.SH Më: 16 gusht 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Trafiku hekurudhor në Krimenë e aneksuar nga Rusia u ndërpre pas shpërthimeve në një bazë ushtarake, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA.

Agjencia raporton se shtatë trena pasagjerësh ishin vonuar dhe trafiku hekurudhor në një pjesë të linjës në veri të Krimesë ishte pezulluar, përcjell Bota sot.

Kreu i Krimesë i instaluar nga Rusia, Sergei Aksyonov, thotë se hekurudha, e cila u dëmtua nga shpërthimet në rrethin Dzhankoy, tashmë është riparuar.

Në Telegram, Aksyonov thotë se trafiku hekurudhor do të rifillojë pas përfundimit të punimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat