‘Qëndroni larg sjelljeve që mund të çojnë popullin drejt shkatërrimit’/ Erdogan, tjetër mesazh Athinës!

Evropë

‘Qëndroni larg sjelljeve që mund të çojnë popullin drejt shkatërrimit’/ Erdogan, tjetër mesazh Athinës!

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:51
Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe Mitskosi

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan s’i ka ndalur kritikat kundër Greqisë. Erdogan është shprehur se Ankaraja e di shumë mirë se kush e ktheu Greqinë kundër pas 100 vitesh.

“Ne e dimë shumë mirë se kush e ktheu Greqinë sërish kundër  nesh pas 100 vitesh. Ne e dimë se përse loja u zhvillua në këtë mënyrë”, ka thënë Erdogan.

I ndalur tek armatosja e shtetit grek, ai më tej është shprehur:

“Armatimi i Greqisë është i papajtueshëm. Nuk është në interesin e askujt të ndjekë një politikë provokuese. Ne e këshillojmë Greqinë të përmbahet nga sjelljet që e çojnë popullin drejt shkatërrimit”, ka thënë më tej presidenti turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat