Humb jetën 2-vjeçari në Itali, hetimet: Vdiq nga mbidoza e hashashit

Evropë

Humb jetën 2-vjeçari në Itali, hetimet: Vdiq nga mbidoza e hashashit

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Nicolo Feltrin, djali 2-vjeçar nga Longarone, i cili vdiq mbrëmjen e 28 korrikut në spitalin në Pieve di Cadore, vdiq nga një mbidozë me hashash.

Kjo u vërtetua nga autopsia e kryer nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i caktuar nga Prokurori i Bellunos.

Nga analizat e flokëve janë gjetur gjurmë kokaine dhe heroine, por në trupin e fëmijës janë bërë analiza të tjera që janë zbardhur përfundimisht, shkruan Tg Com. 

I vogli, ditën e 28 korrikut, i ishte besuar babait të tij Diego, një druvar 43-vjeçar, nën hetim për vrasje.  Nëna e foshnjës ishte në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat