Fundosja e varkave në ishujt grek, dyshohet për 80 emigrantë të mbytur

Evropë

Fundosja e varkave në ishujt grek, dyshohet për 80 emigrantë të mbytur

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 08:32
Foto nga vendngjarja

Më shumë se 80 emigrantë rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se janë mbytur pasi dy varka janë fundosur në ishujt grek.

Bëhet e ditur se pesëmbëdhjetë trupa të tjerë tashmë janë nxjerrë, pasi një varkë shpërtheu dhe u fundos në ishullin Kythira.

Deri më tani, 30 persona janë shpëtuar pasi kanë dalë në breg pranë portit të fshatit Diakofti, shkruan Sky News, transmeton Kk.

Një banor përshkroi se kishte parë varkën duke u përplasur me shkëmbinjtë dhe njerëzit që provonin ta shpëtonin vetën.

Ishte një pamje e pabesueshme. Të gjithë banorët këtu zbritën në port për të ndihmuar”, u shpreh ai.

Ekipet e shpëtimit ulën litarët në breg të detit për të ndihmuar të mbijetuarit të ngjiten në shkëmbinjtë për të arritur sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat