Ukrainasit përditësojnë të dhënat për humbjet ruse

Evropë

Ukrainasit përditësojnë të dhënat për humbjet ruse

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:23
Ukrainasit thonë se deri më tani janë vrarë gjithsej 75.440 ushtarë rusë

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se forcat ukrainase vranë 600 ushtarë të tjerë rusë në 24 orët e fundit.

Ata publikuan edhe humbjet totale të palës ruse, të cilat ndryshojnë dukshëm nga shifrat e publikuara nga Rusia.

Megjithatë, aktualisht nuk është e mundur të verifikohet saktësia e informacionit të dhënë nga Ministria e Ukrainës.

Ukrainasit thonë se deri më tani janë vrarë gjithsej 75.440 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar 277 avionë, 260 helikopterë, 2.758 tanke, 5.601 automjete të blinduara dhe shumë pajisje të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat