Publikohet momenti kur hidhet në erë tanku rus T-72

Evropë

Publikohet momenti kur hidhet në erë tanku rus T-72

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:04
Ishte batalioni i 22-të i këmbësorisë të ushtrisë ukrainase, që e kishte vendosur minën anti-tank në të cilën përfundoi tanku rus

Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq momentin kur një tank i ushtrisë ruse hidhet në erë, pasi shkelë në një minë anti-tank që ishte vendosur nga Ukrainasit.

Në video shihet tanku i tipit T-72 MBT duke lëvizur në një fushë, kur në një moment shkelë në minën anti-tank, dhe nga shpërthimi i fuqishëm shkatërrohet plotësisht.

Ishte batalioni i 22-të i këmbësorisë të ushtrisë ukrainase, që e kishte vendosur minën anti-tank në të cilën përfundoi tanku rus.

Shpërthimi siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ishte aq i fuqishëm sa që tanku u shkatërruar plotësisht.

E shkatërrime të tilla të mjeteve luftarak ruse të blinduara janë regjistruar shumë javëve të fundit, ku kundërofensiva ukrainase është bërë makth për Moskën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat