BE-ja shuplakë Rusisë, i jep goditjen e fuqishme - zbardhet vendimi më i fundit

Evropë

BE-ja shuplakë Rusisë, i jep goditjen e fuqishme - zbardhet vendimi më i fundit

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka ngrirë 68 miliardë euro asete ruse. Kjo konfirmohet përmes një dokumenti të brendshëm të Komisionit Evropian, të cilit i referohet “Politico”.

Kështu, Belgjika përbën 50 miliardë euro nga shifra prej 68 miliardë eurosh. Luksemburgu është i dyti me 5.5 miliardë euro. Së bashku me Italinë, Gjermaninë, Irlandën, Austrinë dhe Francën, ato përbëjnë mbi 90 për qind të aseteve të ngrira, thuhet në raport.

Përveç kësaj, BE mund të ngrijë deri në 33.8 miliardë euro rezerva kombëtare të Rusisë. Sipas dokumentit, “kjo aktualisht është duke u vlerësuar, ndaj nuk jepet shifra e saktë”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në fund të tetorit se Bashkimi Evropian kishte bërë shumë për të ngrirë asetet ruse dhe për të kufizuar përdorimin e tyre në financimin e “makinerisë së luftës” ruse, por mundësia e kapjes dhe drejtimit të tyre në rivendosjen e Ukrainës ka nevojë të përpunohet nga pikëpamja juridike. Sipas saj, synimi i BE-së nuk është vetëm ngrirja, por edhe konfiskimi i aseteve ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat