Çekia do të trajnojë ushtarët ukrainas

Evropë

Çekia do të trajnojë ushtarët ukrainas

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 08:25
Sipas rregullores së re, ushtarët ukrainas do të trajnohen në qendrën e trajnimit ushtarak Libava

Me projektligjin e miratuar në Senatin e Çekisë, që nga viti i ardhshëm në këtë vend do të trajnohen rreth 4 mijë ushtarë ukrainas.

Rruga për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Çeki u hap pasi projektligji i përgatitur nga qeveria e koalicionit të përbërë nga 5 parti në vend u miratua edhe nga Senati, shkruan Anadolu.

Sipas rregullores së re, ushtarët ukrainas do të trajnohen në qendrën e trajnimit ushtarak Libava, në rajonin Moravia të vendit.

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, thuhet se në vitin 2023 në këtë vend do të trajnohen rreth 4 mijë ushtarë.

Çekia e cila mban presidencën e radhës së BE-së, ka ofruar mbështetje të ndryshme ushtarake, kryesisht tanke dhe armë me tytë të gjatë për Ukrainën, fqinjin e saj.

Me fillimin e luftës është njoftuar se është mbi 400 mijë numri i ukrainasve të strehuar në Çeki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat