Disa të lënduar pas një aksidenti ndërmjet një autobusi dhe një tramvaji në Stamboll të Turqisë – kamerat kapin momentin e përplasjes

Evropë

Disa të lënduar pas një aksidenti ndërmjet një autobusi dhe një tramvaji në Stamboll të Turqisë – kamerat kapin momentin e përplasjes

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 09:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tramvaj dhe një autobus pasagjerësh janë përplasur në Alibeyköy të Stambollit të hënën.

Si pasojë, 19 persona janë të lënduar, përfshirë katër në gjendje kritike.

Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi më herët këtë mëngjes afër ndalimit të tramvajit Alibeyköy kur autobusi po përpiqej të kalonte nëpër shinat e tramvajit.

Një numër i madh i ambulancave u dërguan në vendngjarje për të ndihmuar 19 personat që u lënduan.

Momenti i aksidentit u kap edhe nga kamerat e sigurisë.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat