​Raportime të rreme për bomba në të gjithë Kroacinë

Evropë

​Raportime të rreme për bomba në të gjithë Kroacinë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 12:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Raportimet për bomba në disa qytete kroate, Zagreb, Labin, Poreç, Karlovac, Varazhdin, Shibenik, Gospiq, janë të rreme, kanë konfirmuar autoritetet.

Emailet me raportime për bomba në gjykata, qendra tregtare dhe gjoja në qeveri janë marrë mëngjesin e sotëm dhe punonjësit në të gjitha institucionet që kanë marrë kërcënimin janë evakuuar.

Policia e Istrias njoftoi se në lokacionet në Labin dhe Poreç, nga inspektimi nuk janë konfirmuar pretendimet për mjet shpërthyes.

Mëngjesin e sotëm, dyqanet në Arena Center kanë marrë njoftim për një bombë të vendosur, është bërë e ditur në faqen e qendrës në Facebook.

Policia e Karlovacit konfirmoi gjithashtu se kërcënimi me bombë i bërë në Gjykatën e Qarkut atje ishte i rremë.

Raportet e rreme, u konfirmua, arritën edhe në Gjykatën e Qarkut në Varazhdin, dhe e njëjta u vërtetua nga kontrollet në Shibenik dhe Gospiq.

Raportimet për bomba të vendosura mbërritën mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjitha gjykatat në Kroaci.

“Dy administratat e mbetura policore: Krapina-Zagorje dhe Pozhega-Sllavoni” njoftuan se MPB-ja ka marrë një informatë anonime për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në objektet/ndërtesat e organeve të drejtësisë.

Ata deklaruan se organet gjyqësore në të gjithë Kroacinë ishin të mbuluara nga informacione anonime, raportojnë mediat kroate.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat