​Përplasja e një avioni në Francën jugore ka lënë një të vdekur dhe tre të plagosur

Evropë

​Përplasja e një avioni në Francën jugore ka lënë një të vdekur dhe tre të plagosur

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 17:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan i vogël u rrëzua të mërkurën në jug të Francës, duke lënë një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, raportojnë mediat lokale.

Avioni, i cili transportonte katër persona, u rrëzua pranë qytetit Barcelonnette-Saint-Pons në departamentin Alpes-de-Haute-Provence dhe më pas filloi të digjet.

Në vendngjarje janë dërguar helikopterë dhe autoambulanca.

Ka nisur hetimi për zbardhjen e shkakut të aksidentit, i cili ende nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat