Putini ëndërron të shtrihet në varrin e Stalinit!

Evropë

Putini ëndërron të shtrihet në varrin e Stalinit!

Më: 31 janar 2023 Në ora: 23:48
Vladimir Putin

Kështu kuptohet teksti i më poshtëm i një krahasimi të turpshëm!

-Të enjten, më 2 shkurt, do të bëhen 80 vjet që kur ushtria sovjetike i largoi nazistët nga qyteti rus i Stalingradit.

-Të enjten pritet që fitorja 80-vjeçare të shënohet në Rusi.

-Lidhur me këtë, partia në pushtet Rusia e Bashkuar u ka dërguar një thirrje anëtarëve të saj në Dumën Shtetërore Ruse.

- Ngjarjet e sotme do të kenë të njëjtat pasoja, andaj inkurajohen anëtarët e saj që të krahasojnë luftën në Ukrainë me Betejën e Stalingradit.

- Ashtu si beteja për Stalingradin 80 vjet më parë, edhe lufta në Ukrainë është kufiri nga i cili nuk mund të tërhiqemi, thuhet në thirrjen e partisë.

-Rusia e Bashkuar i referohet gjithashtu luftës separatiste që ka vazhduar në Ukrainën lindore që kur Rusia aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë në vitin 2014, kur ata shkruajnë "Stalingrad u mbrojt për tetë muaj, Donbasi për tetë vjet". Ngjarjet e sotme do të nënkuptojnë të njëjtën gjë dhe do të kenë të njëjtat pasoja për Rusinë si gjatë Luftës së Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore, journ.anm): armiku do të vrapojë dhe ne do të fillojmë rrugën tonë drejt fitores.

Putini pritet të vijë me rastin e 80-vjetorit në qytetin që sot quhet Volgograd, aty ku janë ndryshuar tabelat në kufijtë e qytetit nga “Volgograd” në “Stalingrad”.

Luftimet për Stalingradin morën deri në 2 milionë jetë gjatë 200 ditëve të luftimeve nga korriku 1942 deri në shkurt 1943.
Udhëheqësi sovjetik Josef Stalin, me emrin e të cilit qyteti jugor rus u emërua për gati katër dekada, u dha urdhër të rreptë ushtarëve të tij që "të mos bënin asnjë hap prapa", duke rrezikuar të pushkatoheshin nëse dorëzoheshin.

Tekst i huazuar nga:
(Jo Vinje Engvik
më 31 janar 2023 22:31)
H.Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat