E gjithë Turqia lëvizi për 3-5 metra!

Evropë

E gjithë Turqia lëvizi për 3-5 metra!

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 21:07
Foto nga vendngjarja

Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë natën e së hënës krijoi lëvizje të mëdha

Tërmeti i cili goditi Turqinë kishte një aks prej 400 kilometrash në gjatësi dhe rreth 100 kilometra në gjerësi. Kjo zonë përfshiu pjesën në veri-lindje përgjatë kufirit turk dhe sirian!

E gjithë Turqia u zhvendos 3-5 metra, thotë eksperti italian i tërmeteve Carlo Doglioni për La Repubblica. Normalisht, Pjata e Anadollit, mbi të cilën shtrihet Turqia, lëviz disa milimetra në vit. Tani ajo lëvizi disa metra për më pak se një minutë.

Doglioni thotë se pllaka e Anadollit tani është zhvendosur pesë metra. Nga satetlitët mund të shohim se, korja e tokës përkulet dhe deformohet, shpjegon eksperti për gazetën.

Pasi lëviz disa milimetra në vit, arrin në një pikë ku shkëmbinjtë nuk mund të rezistojnë më. Ata thyhen dhe në një çast lëshojnë të gjithë energjinë që kanë grumbulluar, për mijëra vjet, thotë Doglioni.

Zëvendës drejtori menaxhues i Norsar, Arve Mjelva, thotë për Dagbladet se Turqia ndodhet në një zonë ku përplasen disa pllaka tektonike, është një zonë e cenueshme për tërmete.

Mjelva thotë se, një lëvizje në koren e tokës prej 3-5 metrash do të thotë se do të shkatërrohen gjërat si rrugët, objektet e energjisë elektrike dhe gazit.

Shkatërrimi është i madh, thotë ai.

Tërmete të mëdha ndodhin edhe në vende të tjera ku nuk ka njerëz.

Ka rreth 5000 tërmete mbrenda një viti në botë, thotë Mjelva, por shumë prej tyre nuk janë të mëdhenj.

Ka ndoshta 15–20 tërmete mbi magnitudë 7 ballë në vit.

Gjëja më e rëndësishme për popullatën tani është të qëndrojë jashtë, sepse shtëpitë tashmë mund të dëmtohen dhe të shemben në rast të një tërmeti tjetër në shallë më të ulët!

Nuk e dimë se sa do të zgjasin, por e dimë se do të ketë pasgoditje mjaft të mëdha për një periudhë më të gjatë, të cilat gradualisht do të qetësohen me kalimin e kohës.
H.R

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat