Karikatura e gazetës satirike për tërmetin në Turqi, i zemëron përdoruesit e internetit

Evropë

Karikatura e gazetës satirike për tërmetin në Turqi, i zemëron përdoruesit e internetit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 22:19
Karikatura e gazetës satirike

Pak orë pas tërmetit që vrau më shumë se 7000 njerëz në Turqinë jugore dhe në veri të Sirisë, gazeta satirike “Charlie Hebdo” zemëroi përdoruesit e internetit.

Një karikaturë e publikuar në pasditen e së hënës nxiti shpejt një valë reagimesh nga njerëz me origjinë turke, por edhe nga njerëz nga e gjithë bota.

Aty shihet një ndërtesë e shembur dhe një makinë e përmbysur.

Skena e shkatërrimit shoqërohet me mbishkrimin “As nuk keni nevojë të dërgoni tanke!”. Kjo i referohet pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa çështja e dërgimit të tankeve nga Franca për të mbështetur trupat e Zelenskyt është ende e rëndësishme.

Por në rrethanat e fundit, turqit dhe të gjithë ata që janë prekur nga përmasat e fatkeqësisë nuk u intereson konteksti i shakasë.

Në Twitter, dhjetëra e dhjetëra përdorues reaguan me tmerr ndaj vizatimit të gazetws.

“E turpshme”, “E pështirë”, “E neveritshme”, “Tmerr” dhe “Shqetësuese” janë vetëm disa nga kualifikimet që përdoren për të komentuar veprën.

Përveç kësaj, disa përdorues të tjerë të rrjetit social Twitter e lutën, duke e etiketuar atë, pronarin e ri Elon Musk që të bllokonte llogarinë e “Charlie Hebdo”.

Më 13 janar 2015, redaksia e “Charlie Hebdo” ishte shënjestër e një sulmi terrorist në të cilin u vranë 12 persona, përfshirë 5 karikaturistë.

Slogani “Je suis Charlie” u përdor më pas në mbështetje të viktimave, pastaj përfundimisht, për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat