Zelensky mbërrin në Parlamentin Evropian

Evropë

Zelensky mbërrin në Parlamentin Evropian

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:09
Volodymyr Zelensky dhe Roberta Metsola

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Parlamentin Evropian në Bruksel përpara një samiti të BE-së të enjten.

Ai u përshëndet nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Zelensky pritet t'i drejtohet Parlamentit të BE-së më vonë.

Fjalimi i tij do të jetë si pjesë e një fushate për të bindur Perëndimin të dërgojë më shumë armë dhe mbështetje ushtarake për të kundërshtuar një ofensivë të pritshme pranverore ruse, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat