Gjermania propozon rregulla të përbashkëta evropiane për eksportin e armëve

Evropë

Gjermania propozon rregulla të përbashkëta evropiane për eksportin e armëve

Më: 20 mars 2023 Në ora: 20:06
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se ka nevojë për rregulla të përbashkëta evropiane për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

"Nëse dënojmë ashpër bombardimet e civilëve, në të njëjtën kohë nuk mund atyre t'u eksportojmë municione. Pra, ne kemi nevojë për rregulla të përbashkëta evropiane se ku mund të eksportohen", tha Baerbock për gazetën gjermane Welt.

 Ajo theksoi se në të kaluarën politikanët dhe shoqëria nuk i kushtonin vëmendje të mjaftueshme asaj se çka në të vërtetë do të thotë mbrojtje, sepse besohej se Evropa do të jetonte gjithmonë në paqe.

"Megjithëse prej kohësh jemi në bashkëpunim të ngushtë për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në NATO dhe Bashkimin Evropian, lufta e Rusisë na tregoi se armët dhe pajisjet nuk janë automatikisht të përputhshme në vendet evropiane. Prandaj ne tani po punojmë më partnerët tanë për një strategji se si të bashkëpunojmë më ngushtë në fushën e armatosjes. Kjo gjithashtu le të kuptohet se kemi nevojë për një qasje të përbashkët ndaj eksporteve", tha Baerbock.

Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen për njerëzit që humbën jetën në ujërat e Mesdheut ndërsa përpiqeshin të emigronin në Evropë. "Vdekjet në Mesdhe janë plagët e hapura të Evropës, sepse ne nuk arritëm një politikë të përbashkët për emigracionin dhe refugjatët. Duhet dhe do të vazhdojmë të punojmë fort për një qëndrim të përbashkët, sado i vështirë të jetë", tha kryediplomatja gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat