Zelensky: Disfata e Rusisë është garanci kundër agresionit

Evropë

Zelensky: Disfata e Rusisë është garanci kundër agresionit

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2023 Në ora: 07:43
Volodymyr Zelensky

Në fjalimin e tij të mbrëmshëm, Volodymyr Zelensky tha se "është disfata në shkallë të plotë e Rusisë ajo që do të jetë një garanci e besueshme kundër agresioneve dhe krizave të reja".

Presidenti i Ukrainës shtoi se "Kremlini po humbet në përpjekjet e tij për të skllavëruar shpirtërisht popullin tonë", raporton Sky News.

Ai tha gjithashtu se sistemi ukrainas i drejtësisë "po bën gjithçka për të siguruar që kriminelët rusë të luftës të mbahen përgjegjës".

Zelensky shtoi se kjo po bëhet në bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat