Shpallet data e zgjedhjeve parlamentare, Greqia voton për qeverinë e ardhshme më 21 maj

Evropë

Shpallet data e zgjedhjeve parlamentare, Greqia voton për qeverinë e ardhshme më 21 maj

Më: 28 mars 2023 Në ora: 11:45
Kryeministrit grek, Mitsotakis

Kryeministrit grek, Mitsotakis ka shpallur sot ditën e zgjedhjeve parlamentare. Mësohet se Greqia do të votojë qeverinë e ardhshme më 21 maj.

Zgjedhjet do të shpalleshin ditën e aksidentit të frikshëm në Tembi nga Selaniku, ku Mitsotakis do inaguronte dhe një sistem të ri automatik të qarkullimit të trenave.

Gjithçka u anulua për javë të tëra deri pak minuta më parë, kur kryeministri grek deklaroi datën, nën presionin e vazhdueshëm të opozitës.

Zgjedhjet parlamentare të 21 majit vijnë pas plotësimit 4-vjeçar të mandatit të qeverisë aktuale, nën hijen e aksidentit më tragjik në historinë e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat