Peskov: Veprimet e Gjermanisë po çojnë në thellimin e konflikteve

Evropë

Peskov: Veprimet e Gjermanisë po çojnë në thellimin e konflikteve

Më: 28 mars 2023 Në ora: 18:24
Dmitry Peskov dhe Vladimir Putin

Kremlini zyrtar ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë  Gjermaninë fill pas ndihmës me furnizime të tankeve Leopard 2.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në lidhje me dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë tha se “Gjermania po luan një rol të rëndësishëm në dërgimin e armëve në Ukrainë dhe  diçka e tillë ka rritur përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt”.

Rikujtojmë se tanket e para Leopard 2 nga Gjermania janë dërguar në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes. 18 tanke u dorëzuan pas trajnimit të forcave ukrainase në përdorimin e tyre.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të luanin një kontribut vendimtar në vijën e parë të luftës.

Sipas raporteve, në Ukrainë kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat