“Prioritet e kam Procesin e Berlinit”: Deklarohet Presidenti i Malit të Zi për “Open Balkan”

Evropë

“Prioritet e kam Procesin e Berlinit”: Deklarohet Presidenti i Malit të Zi për “Open Balkan”

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:50
Jakov Milatoviq

Në intervistën e tij të parë si President i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, u pyet edhe për nismën rajonale të “Ballkanit të Hapur”, për çka u shpres se prioritet do ta ketë bashkëpunimin ekonomik rajonal brenda kornizës së Procesit të Berlinit.

Kjo, tha Milatoviq, si një platformë ekonomike që Ballkanin Perëndimor e lidh me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, duke folur edhe si ekonomist, Milatoviq tha se e mbështet edhe Ballkanin e Hapur.

“Por, në fund të fundit, si ekonomist dhe si politikan, unë mbështesë të gjitha iniciativat tjera. Ballkani Perëndimor i ka përparësitë e saj, dhe Mali i Zi, si një pjesëmarrës aktiv në proces, mund t’i shkojë vlerë atij procesi, në rast se ajo vëhet në fokus të integrimeve tona evropiane”, tha ai në një intervistë për televizionin publik malazias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat