Kiliçdaroglu voton në Ankara

Evropë

Kiliçdaroglu voton në Ankara

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:09
Kemal Kiliçdaroglu,

Kundërkandidati i presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Kemal Kiliçdaroglu, ka votuar në shkollën fillore “Argentina” në kryeqytetin turk – Ankara.

“Për të hequr qafe regjimin tiranik dhe për të vendosur një demokraci të vërtetë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në qendrat e votimit”, tha Kiliçdaroglu.

Ai madje shkoi tutje, duke komentuar rrjedhën e raundit të dytë të zgjedhjeve presidencial që po mbahen sot në Turqi.

“Këto zgjedhje po zhvillohen në kushte të vështira për shkak të tentativave për mashtrim, por unë besoj se qytetarët janë të lirë dhe të gatshëm të shkojnë në votime”, tha rivali i Erdoganit pas votimit.

Ndryshe sot qytetarët e Turqisë që nga orët e para të mëngjesit janë nisur drejt qendrave të votimit për ta kryer obligimin e tyre qytetar, ku do të vendosin mes Erdogan dhe Kiliçdaroglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat