Arrestohet një shtetas norvegjez në Hungari, dyshohet për planifikim të sulmit terrorist si në Norvegji

Evropë

Arrestohet një shtetas norvegjez në Hungari, dyshohet për planifikim të sulmit terrorist si në Norvegji

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Autoritetet hungareze thanë të martën se policia ka arrestuar një shtetas norvegjez në Hungari nën dyshimin se ishte duke planifikuar një sulm terrorist sipas modelit të masakrës së vitit 2011 në Norvegji, kur ishin vrarë 77 persona.

Zyra Kombëtare e Hetimeve e policisë hungareze tha se burri 45-vjeçar kishte publikuar shumë video në internet ku i përshkruante planet për të kryer sulme, raporton agjencia “Associated Press”.

Pas analizimit të videove dhe identifikimit të të dyshuarit, Qendra Kundër Terrorizmit e Hungarisë e arrestoi personin në një banesë në Budapest më 14 qershor dhe i konfiskoi pajisjet e tij elektronike.

Në video, i dyshuari flet norvegjisht dhe anglisht, tha policia, dhe kërcënon se do të kryejë sulme në aeroporte, stacione trenash dhe në aeroplanë.

Sipas policisë, në njërën nga videot ai thotë: “Do t’i shkatërroj të pafajshmit.”

I dyshuar e ka përshkruar edhe dëshirën e tij për t’i tejkaluar krimet e kryera nga ekstremisti i së djathtës, Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 njerëz në masakrat e kryera në Norvegji më 2011.

Gjatë hetimit të fundit, autoritetet norvegjeze e informuan policinë hungareze se burri më parë ishte dënuar për krime të dhunshme dhe seksuale në Norvegji. Policia tha se ai është duke u mbajtur në Institucionin Mendor dhe të Psikiatrisë Forenzike.

Në Norvegji, Shërbimi Kombëtar për Hetime Kriminale konfirmoi se është kontaktuar nga policia hungareze, por refuzoi që ta komentonte hetimin në një shtet tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat