Mitingjet e fundit në Greqi, Mitsotakis-Tsipras përpjekjet e fundit para elektoratit

Evropë

Mitingjet e fundit në Greqi, Mitsotakis-Tsipras përpjekjet e fundit para elektoratit

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:58
Alexis Tsipras

Krerët e partive politike në Greqi mbajtën mitingjet e fundit para zgjedhjeve. Nga sheshi “Sintagma”, Qirjakos Micotakis ka ftuar qytetarët të votojnë partinë e tij për të vijuar me rezultatet pozitive të arritura në mandatin e parë.

“Ju e njihni mbështetjen e guximshme që qeveria jonë ofroi për të mbrojtur ekonominë dhe shoqërinë, duke mbajtur premtimet e saj”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryetar i partisë Demokracia e Re.

Nga ana tjetër, kreu i Syriza, Alexis Tsipras e mbajti mitingun final në portin e Selanikut.

“Vizioni ynë është për një vend me një shoqëri humane, demokraci dhe drejtësi”, u shpreh Alexis Tsipras, lider i Syriza.

Ndërkohë, lideri i PASOK, Nikos Androulakis synon të zëvendësojë Syrizën si partia kryesore e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat