Rusia në luftë civile/ Strategjia e Prigozhin dhe karta e fundit e marshimit në Moskë, Putin evokon 1917-ën

Evropë

Rusia në luftë civile/ Strategjia e Prigozhin dhe karta e fundit e marshimit në Moskë, Putin evokon 1917-ën

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:38
Pamje nga Rusia

Rusia është përfshirë në një luftë civile në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Për Vladimir Putin kjo është realisht kriza më serioze që nga marrja e detyrës.

Sipas mediave perëndimore, përkatësisht “BBC”, “CNN”, por edhe “Corriere della Sera”, është vënë re se edhe ushtria e rregullt po i simpatizon mercenarët.

Ushtria ruse ka ngritur pozicione me armë të rënda në hyrje të Moskës. Këtë e dëshmojnë disa fotografi të publikuara nga gazeta ruse 'Vedomosti', siç raporton Guardian.

Mitralozi - pretendon gazeta ruse - ishte vendosur në skajin jugperëndimor të kryeqytetit. Fotografitë tregojnë gjithashtu një grup policësh të armatosur në pikën ku autostrada M4 - përgjatë së cilës lëvizin mercenarët kryengritës të Wagner - arrin në kryeqytetin rus.

Sipas gazetës ukrainase “Kyiv Post”, e cila publikon disa imazhe, ‘llogore’ janë hapur edhe në hyrje të Moskës.

Shërbimi i shtypit i Yevgeny Prigozhin bëri të ditur rreth orës 14.00 se mercenarët e Wagner "pushtuan selinë e ushtrisë në Rostov pa gjuajtur asnjë fishek ". “Vendi na mbështet sepse kemi bërë një marshim drejtësie”, tha ai. Prigozhin siguron gjithashtu se njerëzit e tij u "sulmuan, fillimisht nga artileria, pastaj nga helikopterët".

Mercenarët e Wagner, prej disa ditësh kanë nisur një përplasje fatale me ushtrinë ruse, ndërkohë që prej muajsh janë në krizë me ministrinë e Mbrojtjes dhe dy titullarët e saj: ministrin Sergej Shoigu dhe kreun e operacionit të Ukrainës, gjeneralin Gerasimov.

Fillimisht Vladimir Putin dërgoi zëvendësministrin e Mbrojtjes për t'u marrë me rebelin, më pas presidenti iu drejtua të gjithë rusëve në një apel në të cilin dënoi ashpër veprimin e Yevgeny Prigozhin, i cili u bë i famshëm si kuzhinieri i Putinit, por tani është kthyer në kundërshtarin kryesor të Kremlini.

Vladimir Vladimirovich e krahasoi iniciativën e Prigozhinit me atë të bolshevikëve, të cilët në vitin 1917 "goditën pas shpine" ushtrinë e përfshirë në luftimet në Luftën e Parë Botërore. E cilësoi tradhtar, pa e përmendur personalisht. Dhe ai urdhëroi të "neutralizohen ata që organizuan rebelimin e armatosur". Kushdo që ka vendosur "të përdorë metoda terroriste do të ndëshkohet", shtoi ai. Por mbase ai e ka lënë pas dore faktin se gjatë luftës kundër Fuqive të Mëdha, ishin pikërisht disfatat shumë të rënda dhe paaftësia e komandave për t'u ushqyer frymën revolucionarëve që janë mbështetur në pakënaqësinë që ekzistonte në front dhe në Rusi, për t'u transformuar nga një pakicë e papërfillshme politike në një forcë të papërmbajtshme.

Pakënaqësia e përgjithshme me zhvillimin e Operacionit Special Ushtarak ka shtyrë Prigozhin deri tani dhe i ka dhënë forcë. Ai e filloi këtë rebelim të premten duke akuzuar udhëheqësit e mbrojtjes se kishin sulmuar edhe qëllimisht njerëzit e tij, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime.

Prigozhin ka vendosur të nisë mercenarët e tij Wagner të sprovuar në terren drejt një konfrontimi të gjithanshëm kundër niveleve më të larta të ushtrisë ruse.

Pyetja e ekspertëve perëndimorë shtrohet me të drejtë se si ka mundësi që një kontigjent jo i rregullt mund të kërcënojë një ushtri të organizuar siç është ajo ruse, por të tjerë thonë se perfeksioni i Ushtrisë së Kuqe tashmë është thjesht një mit.

Prigozhin u përplas me forcat e rregullta të armatosura të vendit të tij, duke rrëzuar disa helikopterë të dërguar kundër tij. Nga Ukraina mbërriti në Rostov-on-Don, selia e të gjithë komandës së Operacionit Special Ushtarak dhe mori nën kontroll atë: selinë e ushtrisë, zyrat e shërbimeve sekrete, etj. Dhe tani, nëse zyrtarët e lartë të mbrojtjes nuk vijnë tek ai për të negociuar, ai është gati të marshojë drejt Moskës. Ndërkohë, trupat e tij kanë avancuar nga Rostovi në Voronezh, pak më shumë se pesëqind kilometra larg kryeqytetit.

Për Putinin është sigurisht kriza më serioze që kur ai mori detyrën në krye të vendit në vitin 2000. Por për Rusinë është një situatë që nuk ka precedent që kriza e vitit 1993 kur Jelcin qëlloi me top Parlamentin e Rusisë.

Thirrjet drejtuar milicëve për t'u rebeluar kundër Prigozhinit nuk patën efekt, në fakt ndodhi e kundërta. Deri më tani, ka qenë ushtria e rregullt që simpatizon Wagnerin, madje flitet se mjaft ushtarë kanë kaluar në anën e ish-kuzhinierit të Putinit. Wagnerianët gëzojnë një reputacion të veçantë. Ata janë sigurisht luftëtarët më të frikshëm dhe të vetmit që kanë raportuar suksese në Ukrainë; janë të armatosur më mirë dhe të motivuar. Ndaj mendohet mjaft e vështirë se ata do ta tradhtojnë shefin e tyre. Ndërkohë, shërbimi sekret rus ka hyrë në selinë e Wagner në Shën Petersburg, ndërsa teknikët kompjuterikë të Prigozhin në të ashtuquajturën fabrikë trolleve po punojnë në web për të mbështetur iniciativën e shefit të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat