Kremlini: Çështja penale kundër Prigozhin do të pushohet, ai do të zhvendoset në Bjellorusi

Evropë

Kremlini: Çështja penale kundër Prigozhin do të pushohet, ai do të zhvendoset në Bjellorusi

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 22:01
Yevgeny Prigozhin

Kremlini ka thënë se udhëheqësi i ëagner-it, Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarët e tij nuk do të ndiqen penalisht për tentativën e revoltës së tyre në Rusi dhe ai do të zhvendoset në Bjellorusi.

Më herët, zyra e shtypit të Lukashenko raportoi se Prigozhin pranoi propozimin e tij për të ndaluar përparimin dhe për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionet.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, “në tavolinë është një opsion fitimprurës dhe i pranueshëm për zgjidhjen e situatës, me garanci sigurie për luftëtarët e grupit”.

Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin tha se ai kishte kthyer forcat e tij private mercenare nga Moska për të shmangur gjakderdhjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat