Murtaja afrikane e derrave preku Suedinë

Evropë

Murtaja afrikane e derrave preku Suedinë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Të mërkurën do të mbërrijnë tre ekspertë të BE-së për murtajën afrikane të derrave që ka arritur në Fagersta, Suedi.

“Ata duan të shohin të gjithë rrjedhën e derrave të egër, si gjenden, si nxirren nga pylli, si merren kampione”, thotë për mediet lokale Karl Ståhl, epizootolog shtetëror në Institutin e Veterinarisë në Suedi, transmeton RTKlive.

“Shpresa është të marrim këshilla se si mund të luftohet shpërthimi i murtajës së derrave”, shtoi ai.

Deri më tani janë konfirmuar 37 raste me murtajën e derrave te derrat e egër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat