Tërmet i fuqishëm në Napoli të Italisë, banorët e kalojnë natën në rrugë

Evropë

Tërmet i fuqishëm në Napoli të Italisë, banorët e kalojnë natën në rrugë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Napoli, duke bërë që shumë njerëz në panik ta kalojnë natën jashtë.

Lëkundja me magnitudë 4.0 Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, u lokalizua në zonën Pisciarelli, në një thellësi 2.6 km.

Tërmeti është ndjerë i fortë dhe në disa zona të tjera për shkak se ndodhu shumë pranë sipërfaqes së kores së tokës.

Dëme të vogla u raportuan nga banorët, ndërkohë që policia dhe ekipet e emergjencës dolën në terren për të ndihmuar personat që kaluan natën jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat