Pushuesi britanik vdes papritur nga ataku kardiak në avionin që kthehej nga Spanja

Evropë

Pushuesi britanik vdes papritur nga ataku kardiak në avionin që kthehej nga Spanja

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 18:47
Aeroporti spanjoll i Reus

Pushuesi britanik 61-vjeçar vdiq papritur në bordin e avionit te linjave Jet2 që do të nisej drejt Britanisë nga Spanja.

Incidenti shokues ndodhi rreth mesditës së të premtes kur avioni po bëhej gati të ngrihej nga aeroporti Reus i qytetit spanjoll të Costa Dorada, por piloti u detyrua të ndalonte nisjen prej problemit të papritur shëndetësor të pasagjerit.

Ekuipazhi kishte kërkuar asistencë mjekësore pas raportimeve se pasagjeri kishte humbur ndjenjat. Por megjithëse shërbimet e emergjencës erdhën me shpejtësi ata nuk mund të rikthenin në jetë pasagjerin, i cili u shpall i vdekur në avion.

Incidenti bëri që avioni të nisej me të paktën gjashtë orë vonesë.

Një autopsi zyrtare është kryer sipas raportimeve, por sipas ligjit në Spanjë rezultatet e saj do të jepen vetëm për gjyqtarin që do të hetojë vdekjen e tij. Mediat vendase thonin se shkaku më i mundshëm i tragjedisë është dështimi i zemrës.

Një zëdhënës i policisë konfirmonte vetëm detajet e dhëna nga mediat, teksa shtonte: “Në raste të tilla gjyqtari duhet të autorizojë zhvendosjen e trupit, që ndodh pas inspektimit të skenës së ngjarjes. Rasti nuk po trajtohet si i dyshimtë nga policia, por gjyqtari duhet të përcaktojë shkakun e vdekjes sipas analizës mjeko-ligjore”.

Në shtator 2019 një grua 67-vjeçare vdiq në një situatë të ngjashme po në aeroportin Reus. Mjekët që erdhën në skenë tentuan ta risillnin në jetë duke përdorur defibrillator të zemrës por ajo nuk u rekuperua nga taku kardiak.

Rrjeti britanik The Mirror shkruan se edhe muajin që shkoi pasagjerët e një fluturimi drejt Londrës u shokuan kur një grua që mendonin se po flinte në sedilje, në fakt kishte vdekur papritur.

Edhe gruaja e incidentit të 21 shtatorit kishte pësuar një atak kardiak gjatë fluturimit, për arsye gjithashtu të pashpjeguara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat