​Shporta e konsumit në Mal të Zi është 847.4 euro

Evropë

​Shporta e konsumit në Mal të Zi është 847.4 euro

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 20:18
Ilustrim

Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin shtator në Mal të Zi, sipas të dhënave të Monstat, ishte 847.4 euro ose 8.4 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga këto, 397.5 euro janë të lidhura me ushqime dhe pije joalkoolike, dhe 449.9 euro për produkte dhe shërbime jo-ushqimore.

Monstat njoftoi se vlera totale e shportës minimale të konsumit për muajin korrik ishte 824.2 euro, ndërsa për gushtin 841.1 euro.

Shporta minimale e konsumatorit i referohet konsumit të familjes që përfshin produkte dhe shërbime ushqimore dhe jo-ushqimore të nevojshme për një familje me katër anëtarë për të përmbushur nevojat minimale të përcaktuara nga sasia e kalorive për person, e cila konsiderohet e mjaftueshme për të plotësuar nevojat për energji për ruajtjen e shëndetit dhe kryerjen e një aktiviteti të lehtë fizik.

Shporta minimale e konsumatorit është në përputhje me rekomandimet minimale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Manualin e të ushqyerit të Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara të vitit 2010 mbi vlerën minimale kalorike të marrjes së ushqimit në sasinë e 2.21 mijë kalori në ditë për person.

“Vlera e shportës minimale të konsumit bazohet në të dhënat e anketës së konsumit familjar dhe rekomandimet e Bankës Botërore. Vlera e shportës minimale të konsumit për një familje me katër persona përbëhet nga shpenzimet minimale mujore për ushqime dhe pije joalkoolike dhe produkte dhe shërbime jo ushqimore”, tha Monstat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat