Interpol del me deklaratë, pas katër dite pune në Asamblenë e Përgjithshme në Vienë

Evropë

Interpol del me deklaratë, pas katër dite pune në Asamblenë e Përgjithshme në Vienë

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 11:09
Pamje nga Interpoli

Pas katër dite pune të Asamblese se Përgjithshme të 91-të në Vienë të Interpol-it, kjo organizatë ndërkombetare policore ka dalur me një deklaratë të Vienës, me pesë pika prioritare të veprimtarise së Interpol-it nënshkruar nga presidenti dhe sekretari i përgjithshëm i Interpol-it, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Deklarata e Vjenës: Sfidimi i rritjes së krimit të organizuartransnacional

Për më shumë se 100 vjet, INTERPOL–i ka ndihmuar vendet e tij anëtare të kapin disa nga kriminelët më të rrezikshëm në botë, duke bashkuar forcat ligjzbatuese në mbarë globin për të ndarëinformacionet, operacionet dhe praktikat më të mira. Nëpërmjet19 bazave tona të të dhënave, programeve, operacioneve dhepartneritetit tonë me shtetet anëtare, bota është një vend dukshëm më i sigurt falë punës së INTERPOL-it.

Megjithatë, krimi i organizuar transnacional është rritur dheështë bërë më i sofistikuar, i nxitur nga përparimet në teknologji, nga evolucioni i aktivitetit kriminal dhe nga rritja e lidhjevemidis grupeve kriminale. Krerët e policisë dhe oficerët e vijës sëparë kanë qartësuar sesi krimi transnacional, transkontinentaldhe krimi gjithnjë e më i lidhur në rrjet e ka bërë punën e tyre shumë më të vështirë dhe më të rrezikshme.

Komuniteti global ligjzbatues duhet të jetë i bashkuar dhe tëndërmarrë veprime vendimtare. Nëpërmjet një deklarate të re – Deklaratës së Vjenës – të lëshuar në emër të oficerëve të policisëkudo, INTERPOL-i po përcakton një qasje të re për të luftuarplagën e krimit të organizuar.

Deklarata e Vjenës përcakton pesë veprimet tona prioritare:

1. Goditja e krimit të organizuar transnacional duhet tëbëhet një prioritet global i sigurisë kombëtare

Grupet e krimit të organizuar, që punojnë përtej kufijve, pominojnë shoqëritë, komunitetet dhe ekonomitë. Zbatimi i ligjitnë shumë vende nuk mund ta përballojë këtë pasi kriminelëtblejnë ndikimin politik, kryejnë sulme kibernetike ngakontinente të ndryshme ose veprojnë në mënyrë transnacionale. Kjo epidemi e krimit transnacional duhet të trajtohet në nivelinmë të lartë qeveritar si një prioritet global. Bota duhet të punojësë bashku për të zgjidhur këtë krizë sigurie.

2. Ndërtimi i bashkëpunimit më të gjerë për të luftuaraktivitetin kriminal

Vendet nuk mund të mbështeten më vetëm në shkëmbimedypalëshe apo rajonale. Shkëmbimi i informacionit përtejkufijve është thelbësor dhe duhet të jetë normë, jo përjashtim, nëse dëshirojmë të mposhtim rritjen e konsiderueshme të krimittë organizuar.

3. Rritja e ndarjes së informacionit

Vendimmarrësit përgjegjës për policinë, drejtësinë dhe sigurinëkombëtare duhet të harmonizojnë përpjekjet në ndërtimin e njëpërgjigjeje globale duke hequr pengesat për shkëmbimin më tëmadh të informacionit.

4. Fuqizimi i policisë së vijës së parë

Çdo oficer policie është një hallkë në zinxhirin që mbronkomunitetet e tij si dhe botën. Çdo oficer policie, duke përfshirëata në vijën e parë dhe ata që sigurojnë kufijtë tanë, duhet tëkenë akses në informacionin që i nevojitet nga bazat e tëdhënave globale për të penguar aktivitetin kriminal dhe për tëofruar mbështetje më të mirë teknologjike, trajnime dheinformacione për goditjen e krimit global.

5. Investime më të mëdha në inovacion dhe teknologji

Investimet globale në teknologji dhe inovacion në organetligjzbatuese po tejkalohen nga kriminelët. Nevojitet një rritje e konsiderueshme e investimeve në kërkimin, zhvillimin dhendërtimin e kapaciteteve për të siguruar që policia në mbarëbotën të ketë mjetet për të mposhtur krimin e organizuartransnacional.

Ndodhemi në një pikë kyçe. Duhet të ndërmerren veprime tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat